Akuzat ndaj Berishës/ Reagon Evi Kokalari

Shqipëria

Akuzat ndaj Berishës/ Reagon Evi Kokalari

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 18:02
Evi Kokalari

Ambasadorja amerikane Yuri Kim  u shpreh se do të ndërpresin marrëdhëniet me Partinë Demokratike, nëse kryesimin e saj e merr ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas saj, SHBA nuk bashkëpunon me persona që janë shpallur non grata nga DASH.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i aktivistes shqiptare Evi Kokalari.

Kokalari deklaroi se Kim nuk ka asnjë provë kundër Berishës, ndërsa kërkoi që nëse ajo disponon diçka të tillë ta dorëzojë në Kongres.

Sipas aktivistes, Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë

“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t’u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t’i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t’i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t’i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet“, tha Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat