Nga ‘Rogner’ ku mbajti jashtë radhe një konferencë për mediat, Sali Berisha deklaroi ambicien e tij për t’u rikthyer si kryeministër i Shqipërisë.
Ai shoqërohej në tryezë nga Floriana Garo, ish-zëdhënësja e fushatës së Lulzim Bashës.
Por Berisha tha se Garo që dikur ka marrë pjesë në konkurse bukurie, tashmë është drejtoresha e tij e Komunikimit.
“Para se të filloj kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e Komunikimit të kësaj nisme historike, që synon fitoren e Partisë Demorkatike dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë” – tha ai.