Grida Duma mendon se është e pamundur që Sali Berisha të kthehet sërish kryeministër.
E pyetur në lidhje me deklaratën e ish-liderit të PD, Duma tha që nuk ka asnjë mundësi që Berisha të kthehet në krye të partisë, apo të drejtojë sërish vendin.
Sipas Dumës, edhe Berisha e di mirë këtë, por i bën deklaratat të mbajë me gajret njerëzit që e mbështesin.
“Politika ka interesa personale dhe në këtë rast e dim dhe unë jam e bindur se kjo është e pamundur. Ai i mban njerëzit në këtë qëndrim, sepse e thotë për të mbajtur njerëzit të lidhur pas vetes”, tha Duma për Open.