Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Dritan Betit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Shqipëria

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Dritan Betit dhe bashkëpunëtorëve të tij

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 10:15
Dritan Beti

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një numë të madh pasurish me vlera miliona euro të Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila sqaron më tej se sekuestrimi është bërë pasi është arritur të konfirmohet se Beti, është dënuar për trafikim droge në Itali.

Si pasojë atit i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, si apartamente, makina etj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por edhe për raste të tjera të ngjashme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat