Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në në rrugën e Kavajës, në Tiranë. Policia njofton se si pasojë e përplases së një motomjeti nga një makinë është plagosur drejtuesi i motomjetit.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se në orët e vona të mbrëmjes së djeahme një aksident tjetër i rëndë me dy viktima ndodhi në kryeqëzimin e 21-t te rruga e Kavajës. Një prej viktimave ishte Luan Cenollari, punonjës i policisë së shtetit. Përveç punës si punonjës i Forcave Operacionale të Burgjeve, Cenollari punonte natën si taksist për të përballuar koston e jetesës ndërsa ishte baba i dy fëmijëve.