Presidenti i Shqipërisë ka dekretuar disa marrëveshje.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar aktin normativ të votuar në seancë plenare për marrëveshjen mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer për vaksinat e Covid-19.
Kreu i shtetit shqiptar ka dekretuar gjithashtu edhe ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik.
Po ashtu edhe ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, raporton A2.