Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gjergjan, të Elbasanit.
Burime për Top Channel bën me dije se fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar.
Por sikurse shihet edhe nga pamjet shtëpia është shkrumbuar e gjitha nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që janë duke punuar për shuarjen e flakëve.