Policia e Korçës ka vënë nën pranga 1 persona dhe ka proceduar penalisht 3 të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Një 40-vjeçare me inicialet B. Sh. u arrestua pasi në në fshatin Progër, Devoll, kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Th. K., 26 vjeç, një varëse floriri me kryq, një unazë floriri dhe një orë dore, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, për shtetasin K. L., 36 vjeç, banues në fshatin Gjonç, Kolonjë, pasi në hyrje të qytetit të Ersekës, ky shtetas u kap me mjetin tip “Mitsubishi”, fuoristradë, duke transportuar një sasi dru zjarri, pa leje.
Për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, policia procedoi penalisht shtetasit D. G., banues në fshatin Neviçisht, Korçë dhe A. T., banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në këto fshatra shtetasit e mësipërm, janë konstatuar duke kryer punime pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.