Një agjenci udhëtimi është përfshirë në skemën e falsifikimit të analizave laboratorike “Covid-19”, e cila në mënyrë të vazhdueshme transportonte udhëtarë nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.
Sipas hetimeve të kreyra nga prokuroria e Tiranës, kjo agjensi quhet “Olti Tours”, e cila administrohet nga shtetasi Olti Shefiku.
Emri i këtij biznesi ka dalë nga dëshmia e Florian Duqit dhe Blerim Krujës, të cilët kanë vepruar me këtë kompani.
Në dokumentacionin që disponon “Ora News”, flitet për një hetim, ku agjensia e udhëtimit, përfshihet në falsifikimin e plotë të analizave laboratorike “Covid-19”, që i përkasin laboratorit “Genius Lab”.
Zbulimi i këtij rasti është bërë nga prokuroria e Tiranës, pasi në pikën e kufirit të Morinës, arritën të kapen Bajram Gjana, drejtues furgoni dhe pasagjerët, Kevin Prifti, Ilir Kurriku, Florian Duqi, Amarildo Murati, Mirela Saraseli, Imelda Saraseli dhe Glenis Saraseli. Përveç pasagjerit Amarildo Murati,që kishte kryer analiza të ligjshme “Covid-19” në laboratorin “Genius”, asnjë nga persona e tjerë nuk kishte një analizë të saktë nga ky laborator, por ishin të gjitha të falsifikuara.
Gjatë marrjes në pyetje të Florjan Duqit, ai ka deklaruar në polici se:”…kam gjetur në internet një numër kontakti të një agjensie të udhëtimit në Shkodër, me qëllim për të udhëtuar në Këln të Gjermanisë. Kam telefonuar numrin dhe më ka dalë një burrë në linjë, duke më sqaruar se pagesa deri në Gjermani, kunshton 350 euro dhe se pagesën do e bëja kur të arrija në Gjermani. Ky burrë më ka kërkuar vetëm një fotokopje të pasaportës, të cilën ja kam dërguar me Whatsapp. Unë e kam pyetur për testin “Covid-19”, por personi i agjensisë së udhëtimit, më është përgjigjur se i rregullonte ai vetë dhe se kjo pagesë përfshihej tek vlera 350 euro…”.
Nisur nga kjo situatë është urdhëruar ushtrimi i kontrollit në ambjentet e agjensisë “Olsi Tours” në Shkodër, por nuk është gjendur send i paligjshëm dhe as pronari i saj.
Oltion Shefkiu, është shpallur në kërkim nga prokuroria, e bashku me të në kërkim janë shpallur Ideal Ditorja, Eleksandër Elezi për akuzën e Dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Ndërsa janë arrestuar për falsifikim të dokumentave, dhe Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, Blerim Kruja.
Dhe për dhënie ndihmë për të kaluar kufirin, shoferi i furgonit Bajram Gjana dhe personat e tjerë Mirela Saraseli, Ilir Korriku dhe Kevin Prifti.
Hetime në gjëndje të lirë është duke vijuar dhe për pasagjerët Florjan Duqi, Imelda Saraseli dhe Glenis Saraseli.