Dy zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, të dyshuar për abuzim me detyrën do të hetohen me masën e arrestit në shtëpi. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj dyshohen se favorizuan një ndërtim pa leje.
Dy vartësit e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, të arrestuar për abuzim me detyrën për ndërtime pa leje u nxorrën nga qelia por do të vijojën të hetohen.
Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Shefin e urbanistikës Rubin Hekurani, dhe specialistin e kësaj zyre në Bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj.
Gjithashtu në arrest shtëpie mbeti edhe shtetasi Niko Kalus, i cili ka ndërtuar në mënyrë të jshtëligjshme me lejen e zyrtarëve të Bashkisë.
Rubin Hekurani, Klaudio Mehmetaj, dhe Niko kalus u arrestuan të martën për lejen e ndërtimit dhe të veprimtarisë së një lokali në katin e parë të një pallati në rrugën Trans-ballkanike.
Mendohet se të dy punonjësit e bashkisë kanë shpërdoruar detyrën duke dhënë leje të falsifikuar në bashkëpunim me pronarin e biznesit.
Zyrtarët lokalë në Vlorë janë përfshirë në një varg skandalesh që kanë të bëjnë kryesisht me pronat në bregdet.