Misteri i “çantës së zezë”, Fatos Klosi i kundërpërgjigjet Sali Berishës

Shqipëria

Misteri i “çantës së zezë”, Fatos Klosi i kundërpërgjigjet Sali Berishës

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 18:24
Fatos Klosi

Misteri i një “çante të zezë” shkaktoi replika pak javë më parë mes ish-kreut të SHIK, Fatos Klosit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e akuzonte Klosin për një ngjarje të vitit 2011, duke aluduar se ai ishte “kapur mat” nga një demokrat me një qese të madhe me para.

“Nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin”, deklaroi Sali Berisha pak kohë më parë.

Ish-kreu i SHISH iu kundërpërgjigj në një intervistë për emisionin Zona Zero, ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Fatos Klosi deklaroi se kjo është një sajesë e plotë, ndërsa e akuzoi ish-kryeministrin për mashtrues.

“Është absurd. Nuk ka asgjë në këtë mes. Unë të merresha me para? Nëse do jepja para, kisha efektivët e SHIK. Pastaj në lokal? Sali Berisha si kryetar opozite ishte i rëndësishëm. Ka njerëz që quhen mashtrues, Berisha e nis nga zero. Shpik çdo gjë. Nuk e di nëse sheh ëndrra. Edhe për atë ngjarjen që tha Berisha me erdhi të qesh”, tha Fatos Klosi në “Zona Zero”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat