​Rama në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Shqipëria

​Rama në Paris, merr pjesë në Forumin e Paqes

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Francë ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.

Pas ceremonisë së hapjes, kryeministri Rama ishte pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e COVID-19.

Forumi i Parisit për Paqen organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky forum i dialogut politik të nivelit të lartë synon forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh në dobi të paqes dhe sigurisë.

Forumi i Parisit për Paqen është një platformë e shkëlqyer për shkëmbimin e mendimeve me drejtues të lartë nga e gjithë bota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat