Zbardhet kërkesa e Vokshit për Bardhin dhe Bashën

Shqipëria

Zbardhet kërkesa e Vokshit për Bardhin dhe Bashën

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 19:40
Albana Vokshi

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor.

Vokshi theksoi se e ka firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit ndërsa tha se është mbledhur një numë i madh firmash, Ajo u shpreh e sigurt se ky Kuvend do të mblidhet.

“Unë e kam firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit. Mund të them që ka shumë demokratë, delegatë të cilët më kanë informuar që edhe ata kanë firmosur këtë kërkesë. Jam e sigurt që jo për një Kuvend, por janë mbledhur firma për dy Kuvende bashkë”, u shpreh Vokshi.

Deputetja demokrate i bëri thirrje Bashës dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, më 11 dhjetor.

“Unë e kam firmosur kërkesën sepse është bindja ime, ngjarjet më të rëndësishme duhe të ndodhin sepse baza e PD e kërkon një gjë të tillë. Kuvendi duhet të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet! Ftoj zotin Basha e zotin Bardhi të jenë pjesë e Kuvendit, të jenë aty bashkë me demokratët”, theksoi Vokshi për Vizion Plus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat