Përmes internetit, i burgosuri Neim Behari pretendon se po përndiqet, mbasi denoncoi aferat korruptive dhe pagesat që sipas tij jepen për të transferuar të dënuarit nga njëri burg në tjetrin.
I burgosuri i shpallur fajtor dhe i dënuar me 25 vjet për vrasje, thotë se veç burgut ai po izolohet herë pas herë.
Emri i të burgosurit që është dërguar disa herë në izolim me vendim gjykate, u denoncua edhe nga ish gjyqtari i shkarkuar më pas nga KLGJ Markelian Kuqo, që tregoi se ishte telefonuar nga i burgosuri mbasi kishte shpallur izolimin e tij.
Por mbas telefonatës që paralajmëronte lëndë plasëse në mjetin e gjyqtarit që liroi Gert Gjinarin, çdo gjë rezultoi false.
Më pas ndaj të burgosurit u ankua edhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve që kallëzoi se ishte kërcënuar, por diçka të tillë i dënuari për vrasje e konsideron si hakmarrje.
Neim Behari u arrestua kur ishte 25 vjeç dhe u dënua për vrasjen e një taksisti gjatë tentativës për ta grabitur.