Pedagogia dhe ish zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka marrë një dhuratë të veçantë nga studentët e saj.
Duke dashur të ndajë lumturinë që ndjeu nga surpriza e studentëve, Nora Malaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku falënderon të rinjtë, duke thënë, "çfarë të mire kam bërë që jam bekuar me këta studentë?".
Nora ka ndarë me ndjekësit momentet nga surpriza, kur studentët i dhuruan buqetën e madhe ne lule.
"Kur te surprizojnë studentët! Dhe vjen një ditë që nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi!
Leksioni i ditës së sotme filloi me pyetjen: Cili ishte mendimi i parë që ju lindi në mendje sot, këtë mëngjes?
Ata nuk m’u përgjigjën por më thanë : “ Na jep pak kohë , se do ua themi pas pak !”
Zgjodha të respektoja dëshirën e tyre dhe vazhdova komunikimin me ta . M’u duk pak e habitshme , që m’u përgjigjën ashtu , po thashë kushedi çfarë halli kanë e nuk dua të ma thonë me zë te lartë !
Mbaroj ora e leksionit interaktiv dhe unë sapo shkruaja një thënie të Aristotelit në tabelën e bardhë ( se nuk është me e zezë ) “Njeri njih vetveten “ , duke dashur të ngacmoja debatin , kur shoh që nje pjesë e studentëve hyjnë me nje tufë lule të stërmadhe në duar.
Shumë e madhe dhe e bukur .
Mendova se do ishte për dikë nga studentët kur Sara u drejtua nga unë .. U shtanga .. Dhe ajo më tha : Ku ishte mendimi i parë që na erdhi sot si grup të sillnim një tufe të madhe me lule … Ngela pa fjalë .. Dhë lotët , ah këta lotët me shkan faqeve .. Nuk ishte faji im që lotova … E më pas mendova : Çfarë te mire kam bërë që Zoti po me mrekullon me këta njerëz te bekuar ??!!
Një ditë te zakonshme ta kthejnë në të jashtëzakonshme ..Kjo pune është se ka një sekret , nuk matet me para por me dashuri !
Sa të bukur ma bëtë ditën .. Nuk ka rëndësi si të nis po ka rëndësi si të vazhdon !! Kur studentët te ndjenë dhe solidarizohen me ty ! Ju kam shume xhan", ka shkruar Nora Malaj në Facebook.