Kë preferojnë shqiptarët, Sali Berishën, apo Lulzim Bashën? Kjo ishte tema e puntatës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.
Mesa duket qytetarët kanë preferenca të ndryshme nga njëri-tjetri.
Disa janë pro Bashës, tjerë shprehen pro Berishës, ndërsa një pjesë tjetër nuk preferon as njërin, e as tjetrin.
"Berisha më pëlqen më shumë është burrë shteti, Basha i ka gjetur gati", tha një qytetar për RTV Ora.
"Basha më pëlqen, është më i kohës është më modern. Iku koha Berishës, mbaroi punë ai. Rri aty 100 vite. Ik hap rrugë", u shpreh një tjetër qytetar.
Ndërsa ishin të shumte ata që u thanë se nuk pëlqejnë asnjërin.
Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi i Partisë Demokratike më 10 shtator të këtij viti, pak kohë pas shpalljes "non grata" të Sali Berishës nga Amerika.
Nga ana e tij, para pak ditësh,Sali Berisha njoftoi për një 11 dhjetor të dytë. Partinë që e themeloi në 1990 kërkon ta rithemelojë.
Berisha ka mbledhur 4200 firma që prej nisjes së turit të foltores, të cilat ka thënë se do t'ja dorëzojë kreut të Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka, së bashku me kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD dhe rendin e ditës.