Kryetari i këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka, i është përgjigjur Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, të cilët pretendojnë se Berisha nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar të partisë.
Në një prononcim për mediat, nga zyra e tij, Paloka rikonfirmoi se janë 4200 formularë të plotësuar nga delegatët.
Ai shtoi më tej se firmëtarët nuk janë thjesht anëtarë të Partisë Demokratike, por delegatë. Ndërkaq, theksoi se të dhënat e tyre nuk mund të publikohen më herët se sa ditën e mbledhjen së Kuvendit, më 11 dhjetor.
“Partia Demokratike është në krizë dhe ne duhet ta zgjidhim këtë krizë. Kush ka dyshime për firmat, të vijë në zyrë dhe t’i verifikojë.”