Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 13:20 të ditës së sotme, 12 nëntor.
Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. N., ka përplasur shtetasin D. B., i cili ishte duke qarkulluar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë pa shkuar në spitalin e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.