Sekretari i Përgjithshëm i LSI Endri Braimllari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. LSI ka hedhur akuza të forta drejt kryetarit të PD-së, Lulzim Basha të cilin e akuzon për pazare me Ramën për interesat e tij personale dhe të kunatit të tij
Pjesë nga intervista në Ora News
Endri Braimllari: Nuk është diskutuar as mes strukturave. Kjo është një marrëveshje për interesat personale të Lulzim Bashës dhe grupit të tij.
Çfarë i keni kërkuar PD-së?
Endri Braimllari: Është deklaratë mashtruese për të tërhequr vëmendjen nga sikletet që kanë. Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare e LSI-së për të pasur 15 deputetë në lista të përbashkëta.
A donit ju të hynit në koalicion me PD-në?
Endri Braimllari: Ne në 2017 qëndruam shumë korrekt në opozitë. Ishte aksioni i LSI-së që faktorizoi Bashën si drejtues të opozitës apo dhe PD-së. LSI-së kurrsesi si ka vënë kushte.
Sa i takon dakordësisë së 5 Qershorit, LSI-ja u ul në tryezë me qëllim që të përcillnim frymën që zgjedhjet e 25 prillit të mos prisheshin, sepse Lulzim Basha donte që të prisheshin edhe këto zgjedhje.
Deklarata e djeshme konfirmon se ky personazh ka qenë në komunikim të drejtpërdrejtë dhe është ulur me PS-në, taulant Ballën krimin e organizuar për të goditur LSI-në. Pasi ai duhej të ishte marrë nën hetim për një person që ka humbur jetën. Si u manipulua ai proces. Ai është pjesë e skenarit për hallet e veta e jo për kauzën e opozitës. Janë të kapur në këtë drejtim e thonë jo LSI-ja etj.Ne nuk kemi ndërhyrë në debatet e brendshme të PD-së.
A keni dijeni për bashkëpunim mes Gazmend Bardhit dhe Suel Çelës?
Endri Braimllari: Nuk mund të mbash një konferencë kur ti bashkëpunon. Gazmend Bardhi ka qenë pjesë e strukturave të bashkëpiunimit atje me Taulant Ballën e grupin tjetër për të goditur drejtëpërdrejtë LSI.
A keni prova?
Endri Braimllari: Kemi prova jo vetëm për Elbasanin por edhe për të gjitha qarqet. Kemi menduar të mos flasim por tani e tutje do flasim pasi nuk mund të cenohet integriteti i LSI-së.
Përse përmendni kunatin e zotit Basha?
Endri Braimllari: E vetmja gjë që duhet të kishte Lulzim Basha, të kishte moral të pastër të mos tradhëtonte interesat e opozitës për interesat personale LSI nuk ka qenë parti që i bënte bisht marrëveshjeve. E nisëm shumë korrekte. Duruam shumë edhe pas 25 prillit edhe pse u provokuam. Është e qartë që Basha është në pazar me Edi Ramën për interesa personale e do të bëjë sikur po kalon në ekstrem me të tjerët për tu shfajësuar për rolin e tij. Kjo është e qartë.
A do të bashkëpunonte LSI me Berishën nëse ai merr drejtimin e PD-së?
Endri Braimllari: LSI është e pozicionuar qartë në opozitë dhe për gjithçka që do të kërkojë fronti i bashkuar opozitar do të kalojë në strukturë vendimmarrëse e vendosin ato jo unë. LSI nuk i ka kërkuar kurrë ndihmë për deputetëve vetëm i kemi kërkuar që të mos tradhtohet dhe të mos tradhtohen interesat e opozitës për interesat e Bashës e Edi Ramës.