Tërmeti në Bulqizë, Instituti i Gjeoshkencave informacion zyrtar: Intensiteti i lëkundjeve 5 ballë

Shqipëria

Tërmeti në Bulqizë, Instituti i Gjeoshkencave informacion zyrtar: Intensiteti i lëkundjeve 5 ballë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me lëkundjet e tërmetit që u regjistruan sot në Bulqizë.

Lëkundjet u ndjenë në orën 16:08. 

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 4.1 km.
Epiqendra është lokalizuar 72 km në Veri-Lindje të Tiranës, pranë Bulqizës.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë sipas shkallës MSK-64. Ndërkohë, mësohet se deri më tani nuk ka raportime për dëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat