Festa e Mandarinës në Dimal u kthye në eveniment ankesash nga fermerët.
Fermerët folën jo vetëm për mungesën e tregut, por edhe infrastrukturën e papërshtatshme.
"Prodhimi po na rri aty, ku ta çoj?"
Kryebashkiakja e Dimalit, Juljana Memaj, ngriti supet ndaj shumicës së ankesave duke thënë se tregu dhe çmimi, rregullohet nga kërkesë-oferta.
"Edhe pse nuk është fusha jonë e përgjegjësisë tonë direkte, nxjerrja e produkteve të bujqësisë në treg është çështje e tregut ofertë-kërkesë".
Fermerët thanë se ulja e ndjeshme e çmimit të madarinës, dhe mungesa e një baze për të mbledhur të gjithë produktin po i penalizon shumë.
"Të futim tregun e trailerave, kemi humbur shumë kohë me furgonë apo vetura të vogla duke çuar mallrat tona në Lushnje, ka qenë humbje e madhe kohe."
Ish-Bashkia e Urës Vajgurore, sot Dimali njihet për prodhimin e cilësisë së lartë të mandarinës, madje tonelata të tëra edhe eksportohen për tregun e jashtëm.