Studimi i KE-së: Shqiptarët kanë shumë urrejtje, më së shumti në rrjete sociale

Shqipëria

Studimi i KE-së: Shqiptarët kanë shumë urrejtje, më së shumti në rrjete sociale

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Nga 1800 shqiptarë të anketuar, në një studim të realizuar nga këshilli i Europës në bashkëpunim me komisionerin për mbrojtjen nga diskriminimi, ka rezultuar se 60% e tyre jo vetëm që e njohin gjuhën e urrejtjes por edhe e kanë përjetuar personalisht atë.

Në kohën e komunizmit shqiptarët shprehnin gjuhën e urrejtjes nëpërmjet fletërrufeve.

Por, në ditët e sotme platforma që shërben për ‘shkarkimin’ e ndjenjave të tyre janë rrjetet sociale.

Motivet që ngacmojnë gjuhën e urrejtjes sipas studimit në nivel kombëtar janë varfëria, opinioni politik, etnia apo raca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat