Arrestohet 20-vjeçari që tentoi t’i ikte policisë, pak metra më tutje humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga

Shqipëria

Arrestohet 20-vjeçari që tentoi t’i ikte policisë, pak metra më tutje humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar banues në Tiranë. Arrestimi i tij është bërë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete dhe më pas nga shpejtësia në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

“Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.

Pas daljes nga rruga të mjetit është plagosur pasagjerja E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat