Përplasjet në selinë blu, Basha reagon pas deklaratave të Berishës dhe nxjerr prapaskenat

Shqipëria

Përplasjet në selinë blu, Basha reagon pas deklaratave të Berishës dhe nxjerr prapaskenat

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 17:36
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në PD, teksa Sali Berisha po bëhet gati për të thirrur Kuvendin kombëtar.

Basha ka shkruar në rrjetin e tij social se ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ka luftën me të, por me me SHBA.

Postimi i Lulzim Bashës:

Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat