“Basha i detyrohet gjithçka Berishës, e bëri 3 herë ministër, mua vetëm deputet!”

Shqipëria

“Basha i detyrohet gjithçka Berishës, e bëri 3 herë ministër, mua vetëm deputet!”

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:51
Edi Paloka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë karrierë politike falë mbështetjes së Sali Berishës, i cili e bëri 3 herë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar partie.

Ai i kërkoi kryedemokratit që të bëjë dekalarata serioze dhe të mos shprehet se “nuk e ka njohur Berishën”.

“Karrierën e tij, ku u bë deputet, 3 herë ministër dhe kryetar partie dhe kryetar bashkie, ia dedikon Berishës, Basha i detyrohet nga A-ja tek Zh-ja Sali Berishës. Nuk mund të thuash sot që nuk ka njohur se ka qenë më i afërt me të, mua vetëm deputet më bëri.

I kërkoj të bëjë deklarata serioze dhe jo atë që tha se fitova në 2013 se përjashtova Berishën. Sot ia të paska detyruar që të marrësh këtë vendim?”, u shpreh Paloka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat