Nxënësit e diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës, nisur nga viti i ardhshëm shkollor do ta mësojnë gjuhën shqipe me një tekst të përbashkët.
“Ky është një hap i rëndësishëm për të kuptuar që dy vendet tona me një gjuhë të përbashkët duhet ta nisim gjithmonë nga gjuha për të unifikuar kurrikulat”, tha Mimoza Hysa, drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Libri “Gjuha Shqipe dhe kultura shqiptare” është ideuar për klasat e para deri në të treta.
“I gjithë qëllimi ynë ka qenë fshirja e kufijve nëpërmjet librit shqip”, tha Rita Petro, autore tekstesh shkollore.
Ministritë e Arsimit të dy vendeve e cilësojnë njësimin e gjuhës për shkollat shqipe në Diasporë si një faktor të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit.
Libri i gjuhës shqipe nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë i aksesueshëm edhe online.