Pjesëtar i bandës së famshme, kush është pasagjeri që u ekzekutua me breshëri plumbash

Shqipëria

Pjesëtar i bandës së famshme, kush është pasagjeri që u ekzekutua me breshëri plumbash

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Armando Dumani 26-vjeç u vra sonte me armë zjarri teksa po udhëtonte si pasagjer në automjetin tip “Audi A8” që drejtohej nga Erigers Mihasi i cili po ashtu mbeti i vrarë, gjatë atentatit të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në zonën e Astirit në kryeqytet.

Mësohet se Dumani me origjinë nga Vlora ishte mik i ngushtë me Erigers Mihasin.

Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme.

Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat