Fadromat ne landfill çdo ditë marrin dhe hedhin inertet ndërsa incineratori edhe pse është ngritur si objekt, ende nuk ka nisur punën.
Landfilli sa vjen dhe po zgjerohet. Këtu para 1 viti ishte një liqen e sot është zhdukur.
Pemët e tokat e banorëve qe dikur ishin si e vetmja mundësi jetese për to tashme janë të rrethuara nga kompania.
"Të gjitha me tokë, me pus, me pemë, çfarë kam pasur unë prona, të gjitha i morën."
Banorët në zonë janë të frikësuar se mos nga zgjerimi do të mbeten dhe pa shtëpi.
"Siç i morën tokat, tani po i zgjerojnë, po zgjerohet. Po na bëjnë mal përpara me dhe, se çfarë po bëjnë nuk e di. Do bëjnë përmbytje për dimër, sepse po ngrihet dhe andej."
Edhe pse shpesh banorët kanë kërkuar nga bashkia Tiranë dhe kompania projektin e zgjerimit të landfillit ende nuk u është vënë në dispozicion.