Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi është shfaqur për herë të parë në Kuvend me makinë BMW super luksoze të tenderuar në kohën e Sandër Lleshajt.
Makina tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik për çmimin e saj.
Madje ajo u shndërrua dhe në objekt debate në sallën e Parlamentit.

Në seancat e shkuara, ministri Çuçi ka shkuar në Parlament në këmbë, ndërkohë që këtë enjte është fotografuar nga paparazzi i Panorama.al me BMW-në e gjeneratës së fundit.
Ajo që bie në sy është fakti se ministri Çuçi ka personalizuar targat, duke hequr ato të Lleshajt dhe duke vënë një targë të re me inicialet e tij “B.C”.