Atentati/ Policia ndaloi veturën e viktimave 30 minuta para ngjarjes

Shqipëria

Atentati/ Policia ndaloi veturën e viktimave 30 minuta para ngjarjes

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen të tjera detaje nga atentati i përgjakshëm që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme. 

Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armando Dumani 26 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash te rrethi i Astirit. 

Ata po lëviznin me një automjet tip 'Audi' luksoz me targa AB 008 EM, kur drejt tyre u qëllua nga një tjetër automjet gjithashtu në lëvizje. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se një patrullë e Policisë së Tiranës ka ndaluar 'Audi'-n ku ndodheshin Mihasi dhe Dumani, te Universiteti Politeknik, pranë sheshit 'Nënë Tereza', vetëm 30 minuta përpara ngjarjes së rëndë.

Pas kontrollit rutinor nga uniformat, ata janë të lënë të lirë. 

Më pas, Mihasi dhe Dumani kanë vijuar rrugën drejt Astirit, ku edhe në vendin e quajtur si 'Dy rrathët' iu bë prita me breshëri plumbash, duke i lënë të vdekur në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat