Fermerët e Lushnjës kanë vijuar me këmbënguljen për të marrë një zgjidhje për problematikat e tyre lidhur me mbështetjen e munguar nga qeveria dhe munges e tregut për të shitur prodhimet e tyre bujqësore.
Ata jo pak herë këto të fundit kanë përfunduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur stoqe nëpër magazina.
Ndërkohë, në vazhdën e reagimeve ndaj indiferentizmit të qeverisë, fermerët kanë thirrur një protestë paqësore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/14/auto_-640-0-6190de6c655d31636886368.jpg)
Ajo do të mbahet ditën e hënë më datë 15.11.2021 në orën 11:00- 14:00 në bulevardin kryesor të qytetit të Lushnjës.