Nisin shirat në të gjithë vendin, sa do të shkojnë temperaturat

Shqipëria

Nisin shirat në të gjithë vendin, sa do të shkojnë temperaturat

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 17:52
Ilustrim

Dita e shtunë që ka nisur me kthjellime në gjithë vendin, në orët e pasdites është shoqëruar me vranësira më të shpeshta që kanë prekur fillimisht zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë teritorin.

Meterologia Adiola Bani parashikon se reshjet do të fillojnë gjatë orëve të natës në jugperëndim të Shqipërisë.

“Dita e sotme ka nisur fillimisht me kthjellime, por duke iu afruar mesditës, vranësirat do të sjellin shpeshtim të vranësirave sidomos në zonat perëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin duke sjellë reshje të pakta gjatë orëve të natës në jugperëndim të Shqipërisë.

Mëngjesi i ditës së diel do të nisë me vranësira të shpeshta dhe me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

E diela mbetet me vranësira të shpeshta dhe mot të paqëndrueshëm. Përsa u përket temperaturave të ajrit vlerat termike do të luhaten nga 4 gradë celcius deri në 22 gradë celcius”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat