Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook deklaron se urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike
Postimi i plotë:
Përgëzime popullit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK.