Goditet një rast i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në kryeqytet. Operacioni policor i koduar "Cooperation" çoi në pranga dy persona ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Ata u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët u proceduan penalisht nga policia.
U arrestuan
-L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje mbetur në tentativë", të dy banues në Tiranë.
U shpall në kërkim
-M. D., 36 vjeç.
"Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet furgon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit"njoftoi policia.
Nga ana e bluve po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.