Berisha del me njoftimin, tregon ku do mbajë Foltoren e radhës

Shqipëria

Berisha del me njoftimin, tregon ku do mbajë Foltoren e radhës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 10:12
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme “Foltorja” do të zhvendoset në Fushë-Krujë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën apel për pjesëmarrje.

“Nesër ditën e Martë më datën 16 nëntor në ora 17:00 në Kinemanë e qytetit të Fushë-Krujës do mbahet ‘Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur’”, shkruan Berisha në një postim në rrjete sociale.

“Ftoj demokratet dhe demokratët të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shton ish-kryeministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat