Fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, pasi i kanë dërguar një peticion me gjashtë pika të bëra publike qeverisë shqiptare.
Pas protestës së organizuar në datën 11 në rrethrrotullimin e Plukut, sot janë mbledhur përsëri, por me një tjetër itinerar.
Pasi janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Plasmasit fermerët kanë marshuar në këmbë drejt qendrës së qytetit të Lushnjes për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.
Kërkesat e fermerëve janë po ato
KËRKESAT:
1 Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.
2 Barazim i tvsh ne shitje dhe blerje
3 Pezullim i tvsh për plehrat kimike dhe inpute bujqësore me masën 10%
4 Laboratore analizash për tokat dhe perimet
5 Garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit
6 3 leke për kg t'u jepet eksportuesve ne dogane
E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit Lushnje si dhe forcat shqiponja dhe FNSH të ardhura nga drejtoria e policisë qarkut Fier.