"Ti komisari i dritës, ne errësira…", Rama-Bashës: Për burrat janë të gjitha, mbahu, mos e lësho veten!

Shqipëria

"Ti komisari i dritës, ne errësira…", Rama-Bashës: Për burrat janë të gjitha, mbahu, mos e lësho veten!

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 12:32
Kuvendi i Shqipërisë

Kryeministri, Edi Rama, i kërkoi Bashës të reflektojë pasi sipas tij është bërë i pabesueshëm jo vetëm për qytetarët por edhe deputetët e tij.

RamaBëj një reflektim. Ty nuk të beson gjysma e këtyre që janë këtu kur del dhe flet dhe pretendon që po të besoka Shqipëria dhe ca forca të errëta që kanë vënë në mes teje dhe të ardhmes, na kanë vënë ne këtu të mbajmë errësirën.

Ti komisari i dritës po përpëlitesh këtu ti sjellësh dritë Shqipërisë. Mbahu mor burrë mbahu, se për burrat janë të gjitha!

Mos e lësho veten kështu, u bërë komplet… Mbahu tani, dakord?!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat