Është ndarë nga jeta, dje (14 nëntor) në moshën 72-vjeçare, biznesmeni Marsel Skëndo, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Marsel Skëndo ka qenë një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste.
Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën e post-komunizmit, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.
Gjithashtu Skëndo ka kontribuuar edhe në ngritjen e medies elektronike në Shqipëri, pasi ka qenë një nga bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan.