Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në lokalin e një qytetari buzë rrugës që të çon në Mal të Shoshit.
Policia informon se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale
“Në sallën operative të DVP Shkodër është marrë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël.
Dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)”, njofton policia.