Përplaset nga makina i mituri, shoferi lëvizte pa patentë

Shqipëria

Përplaset nga makina i mituri, shoferi lëvizte pa patentë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Një fëmijë 11-vjeç është përplasur nga një makinë, ndërsa po lëvizte me biçikletë.

Autori 21-vjeçar duke drejtuar pa patentë automjetin tip “Benz” ka përplasur të miturin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: P. I., 30 vjeçe, banuese në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” në gjendje të dehur si edhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar. I. R. 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Mbrostar Ferko”,  duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford” ka përplasur automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin A. G. O. C., 21 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, pasi në fshatin Imësht, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz” ka përplasur një fëmijë të mitur 11-vjeç, i cili po drejtonte një biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 21-vjeçarit i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë.

Fëmija ndodhet në spital, ku po merre ndihmën e mjekëve, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat