Jo vetëm qeveria holandeze ka ndryshuar qëndrim në raport me Shqipërinë por tashmë duket se edhe për qytetarë holandezë vendi jonë do të jetë një atraksion turistik për vitin e ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se sezoni i ri të reality show-t të famshëm holandez, "I infiltruari", këtë vit është xhiruar në vendin tonë.
Me plot 12 seri, ai do të jetë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut holandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.
Rama tha se "U zbulua sot në Hollandë sekreti i sezonit të ri të reality show-t të famshëm hollandez, "I infiltruari", i cili këtë vit është xhiruar në vendin tonë me plot 12 seri, që janë promovimi më fantastik i bukurive magjepsëse të vendit tonë dhe do t'i tregojnë publikut hollandez një Shqipëri krejt tjetër nga ajo e stereotipit të krijuar në kaq shumë vite për atdheun e shqiptarëve.
Kur trupa e xhirimit erdhi në Shqipëri për hulumtime, mundësia që vendi ynë të zgjidhej ishte fare e vogël, por në fund të qëndrimit të tyre pak ditor këtu, ata ishin 100% të bindur për Shqipërinë si vendi ideal për spektaklin e tyre.Shkurt llafi, përgatituni për një dallgë të pazakonshme turistësh hollandezë sezonin e ardhshëm".