Mësohet se një vajzë ka bërë xhiron e fundit me makinën luksoze të Erigers Mihasit, vetëm gjysmë ore para se 32-vjeçari të binte pre e një atentati mafioz dhe të ekzekutohej bashkë me shokun e tij, Armando Dumani.
E reja, sipas gazetares së Top-Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer para grupit hetimor se e Mihasi, pas shëtitjes me makinë e ka zbritur në hyrje të Komunës së Parisit.
Ndërsa 25 minuta më vonë, 32-vjeçari i ka dërguar një mesazh që si përmbajtje kishte vetëm ikonën e një trëndafili. Në dëshminë e saj, vajza tregon se nuk ka vënë re që Mihasi apo shoku i tij Dumani të ishin të shqetësuar, apo të kishin reagime të dyshimta.
“Në orën 19:25 të asaj mbrëmje, Erigersi më dërgoi si emoji një trendafil,”- thotë e reja sipas burimeve të Anila Hoxhës.