Asfalti në aksin Skuraj-Burrel ka pësuar çarje në disa vende, ndërsa rrëshqitja e tokës ka krijuar rrezik në këtë rrugë.
Mirëmbajtja e kësaj rruge i kushton buxhetit të shtetit 19 milionë e 205 mijë Euro për 5 vite.
Por siç tregojnë pamjet gropat mbushen me asfalt duke u ngjeshur me lopatë, një mënyrë aspak efektivë pasi me ngricat e para, shfaqen sërish.
"Rrugë më mizere nuk ka. Kam 30 vite shofer, po e njëjta infrastrukturë është."
"I ka mbushur gropat me lopatë."
Për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë aty çdo ditë thonë se paratë e taksave u kanë shkuar dëm.
"20 milionë euro i ka dhenë shtetit, 20 milionë euro i japim ne nga makina, duke paguar taksa për çdo vit
Rruga është copë -copë, makinat na janë bërë copa."
Në këtë aks gjithashtu mungon sinjalistika, çka e bën më të rrezikshëm lëvizjen e mjeteve në rrugë.