Rama pas debatit me opozitën për buxhetin: Ju mund të votoni kundër dhe kaq, nuk ndalni dot asgjë

Shqipëria

Rama pas debatit me opozitën për buxhetin: Ju mund të votoni kundër dhe kaq, nuk ndalni dot asgjë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:41
Basha/ Rama

Pas debatit me Lulzim Bashën por edhe deputetë të tjerë të opozitës, për ligjin kryesor të vendit, buxhetin  për vitin e ardhshëm, kryeministri Edi Rama ua bëri të qartë se nuk mund të bëjnë asgjë përveç se të votojë kundër.

Gjatë replikës me Bashën, Rama tha se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë gjithmonë e më shumë dhe të mos jetë asnjëherë e kënaqur por nuk pengon dot sipas tij punën e mazhorancës.

Rama: Kur flisni për buxhetin me patjetër që keni shumë të drejtë të kërkoni shumë më tepër se për këtë punë jeni këtu, të kërkoni shumë më tepër por duhet argumentuar ajo që kërkoni. Jo ajo kërkesa do të heqim këtyre. Çfarë do hiqni? Do hiqni Rrugën e Arbrit, instrumentat mjekësorë, sterilizimin, dializën, laboratorin, pastrimin. Problemi në fund për ju është se nuk hiqni dot asgjë.

Ju mund të votoni kundër dhe kaq. Ju as hiqni dot gjë dhe as frenoni  dot asgjë në këtë rrugë ku ne nuk na ndalni dot ju. Nuk na ndalnit dot dje, nuk na ndalnit dot sot, nesër jo e jo. Tani shihni kush do të ndalë njëri-tjetrin aty te ju, ne kemi punën tonë dhe do të vazhdojmë drejt. Do ta bëjmë Shqipërinë dhe për fëmijët tanë dhe për fëmijët tuaj, nuk do t'ua lëmë fëmijëve tanë dhe tuaj Shqipërinë që rrezikuat tua lini ju. Përrallat dhe elegjitë me hiperbola hajde Lulzim tani, ora e gramafonit, jepi fillo punën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat