Evi Kokalari flet me emra dhe nxjerr prapaskenat e lëvizjes së fundit të Sali Berishës

Shqipëria

Evi Kokalari flet me emra dhe nxjerr prapaskenat e lëvizjes së fundit të Sali Berishës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:47
Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari komentoi sot në emisionin ‘Breaking’ pjesëmarrjen e saj në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

E pyetur se pse shtohet besimi i deputetëve tek Foltoret që mban ish-kryeministri Sali Berisha, Kokalari tha: Sepse për mendimin tim është ngritur populli, janë inkurajuar njerëzit dhe kjo është diçka qe shikohet. Foltorja është gjëja më e mirë në 30 vitet e fundit, dhe njerëzit e kanë parë.

Në Sarandë ka qenë një vajzë, Ina Zhupa dhe u thoshte deputetëve mos shkoni në Foltore. Por aty, në Foltore ishin shumica e deputetëve.

Foltorja është bashkim, mos e shikoni si përçarje, sepse nuk është e tillë. Berishën e mbështet baza e PD-së.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat