Kur fermerët zbritën në protestë Edi Rama si kryeministër dhe Lulzim Basha si sfidant diskutonin në Kuvend ndarjen e parave të buxhetit të shtetit për vitin që vjen.
Me thirrje e pankarta për të tërhequr vëmendjen e ligjvënëseve marshuan për 2.5 kilometra deri para bashkisë së Lushnjes kundër ndryshimeve të paketës fiskale 2022 dhe mbështetjen e munguar për bujqësinë.
Me vetë kishin marrë edhe një pjesë prej prodhimeve që thonë se po u mbeten pa shitur, të cilin nuk e hodhën për të shprehur zëmërim, por e falën si ushqim.
Por buzë arkave me perime, ndezën qirinj, si përshpirtje për bujqësinë shqiptare.
Si kurrë më parë, sheshi para bashkisë së Lushnjes ishte mbushur plot me burra e gra që aty nuk i kishin sjellë partitë për politikë, por politikat për fermerët.
"Nafta po ngrihet, domatja nuk po ecën, ku do shkojmë ne ku do ushqehemi?"
"I dhanë votën Edi Ramës 3 herë reshtë dhe bëjnë protesta pastaj."
"20% që tha shteti se do ta nerrni, ne nuk e morëm as 15, as 10, as 6, tani është bërë 0 fare."
Përfaqësuesit e 40 % të forcës active për punë e që sjellin 20 % të të ardhurave të Prodhimit të Brendshëm Bruto janë kundër skemave të qeverisë, ndër të cilat heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së.
V etë ata kanë 6 propozime që kërkojnë të përfshihen në paketen fiskale deri kur të miratohet në dhjetor.
"Nuk do leme një qeveri të papërgjegjeshme të vendosi për fatet tona."
Protesta u zhvillua nën monitorimin e rreptë të policisë, por gjithçka përfundoi në mënyrë paqësore.