Policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka, si person që mund të ketë dijeni mbi vrasjen e dyfishtë në Astir.
Teksa ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit është regjistruar si vrasje në rrethana cilësuese, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton më shumë detaje.
Hoxha raporton se gjatë kontrollit në shtëpinë e Gacaj, bashkëshortja e tij tha se ai ka ikur për peshkim jashtë Tirane dhe se nuk mban telefon me vete.
Kujtojmë se Rigers Mihasi është qëlluar me 13 plumba dhe është krahu i djathtë i Ervis Martinaj, i cili dyshohet se është përplasur me klanin Duka, por këto janë të dhëna paraprake.