Kati i pestë i një pallati në rrugën “Kongresi i Përmetit” në Tiranë është përfshirë këtë të hënë nga flakët.
Mësohet se nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Punonjësit e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit.
Ndërsa ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.