Aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të hënë në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër.
Një 42-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, i identifikuar me inicialet I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.