“Prova janë vetëm firmat!”/ Ngjela tregon pse Berisha nuk shkon në Kuvendin që thirri Basha

Shqipëria

“Prova janë vetëm firmat!”/ Ngjela tregon pse Berisha nuk shkon në Kuvendin që thirri Basha

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 21:54
Avokat Spartak Ngjela

Avokat Spartak Ngjela në një lidhje direkte në emisionin “Open” në Top Channel, shprehet se Kuvendi legjitim i PD është ai i vendosur nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ngjela thotë se prova e vetme se 4200 delegatë mbështesin mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, do të ishte identifikimi i firmave. Sipas tij formularët ekzistojnë, por kush mund të vërtetojë se firmat nuk janë të falsifikuara.

Avokati thekson se fakti që Berisha nuk shkon në Kuvendin e 18 dhjetorit do të thotë që nuk i ka ato firma.

Ristani-NgjelësMbaj vendin se nuk të fola herës tjetër, mos fyej.

Ngjela: Të na tregojnë mënyrën si do identifikohen firmat. Kjo është prova. Firmat identifikohen, ka mbledhur Kuvendin, shkon atje, merr shumicën dhe mbaron loja. Fakti që thotë që kam shumicën dhe nuk shkon në një Kuvend që e ka thirrur kryetari do të thotë që nuk i ka ato.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat